
Gazetari irakian Mountazer al Zaidi, qe goditi me kepuce presidentin amerikan Xhorxh Bush, kerkon azil politik ne Zvicer.
Lajmin e ka bere te ditur avokati i tij Mauro Poggia per gazeten zvicerane “Tribune de Geneve”. Poggia tha se familjaret kane derguar nje leter ne ministrine e Jashtme te Zvicres dhe kerkojne ndihme per te garantuar azilin politik.
Avokati eshte kontaktuar nga familjaret, permes Kryqit te Kuq Nderkombetar. Al-Zaidi po mbahet i arrestuar ne pritje te gjyqit qe pas incidentit, por i trembet sigurise ne Bagdad. Qe nga dita e arrestimit eshte raportuar se ai eshte rrahur, ka thyer nje krah, disa brinje dhe ka pasur gjakrrjedhje.
Ngjarja ndodhi me 14 dhjetor, gjate nje konference per shtyp ne Bagdad, kur gazetari hodhi kepucen dhe iu drejtua Bushit me fjalet: “Kjo eshte puthja e lamtumires, qen”.
Top Channel