Lula: Obama t’i jape sinjale Kubes

19/01/2009 16:25

Presidenti i Brazilit, Lula, i cili ndodhet per nje vizite ne Kube, gjate fjalimit te perjavshem radiofonik ka folur edhe per marrjen e detyres nga presidenti i ri i SHBA, Barack Obama.

“Eshte e rendesishme qe Barack Obama t’i jape nje sinjal Kubes. Eshte e domosdoshme qe bllokazhi ekonomik te marre fund, ne menyre qe Kuba te kete nje jete normale si te gjitha vendet”, ka pohuar Lula.

Ai ka shtuar me tej se Obama duhet te ndryshoje marredheniet e vendit te tij me Ameriken Latine, “mbi te cilen SHBA kane aplikuar nje politike te gabuar”.

Top Channel