Inter, futrune ne mbrojtjen zikalter

19/01/2009 21:50

Humbja ne Bergamo me Atalanten do shkaktoje nje furtune te vertete ne dhomat e zhveshjes se Interit.

Trajneri Mourinho po mendon per ndryshime rrenjesore ne mbrojtjen zikalter, e cila nuk reagoi ne menyren e duhur ne 2 prej 3 golave te pesuar diten e diele.

“Nuk kan qene ne gjendje t’i shpjegoj nje mbrojtesi me 15 vjet eksperience se nuk mund te leje te lire nje sulmues ne zone”, eshte shprehur tekniku portugez, duke shtuar: “Kush e konsumon mundesine qe i jepet une e largoj sepse eshte me mire qe te luajne te tjere ne vendin e tij”.

Duke pare kete deklarate, katarsis-i brenda mbrojtjes do te behet qe ne ndeshjen e kupes diten e merkure ndaj Romes. Keshtu, Chivu dhe Cordoba mendohet te vendosen ne qender te mbrojtjes, te mbeshtetur nga Zanetti dhe Maxwell nga krahet. Nese skema do jete 4-4-2, atehere ka shume mundesi qe mesfusha te popullohet nga Stankovic- Cambiasso-Muntari dhe njeri prej dyshes Quaresma-Mancini.

Sulmi do kete vetem nje pikepyetje pasi Ibrahimovic e ka vendin e titullarit te sigurt, ndersa Balotelli eshte ne avantazh te lehte ndaj brazilianit Adriano.

Top Channel