Gazetaret futen ne Gazan e shkaterruar

19/01/2009 12:20

Pas ikjes se ushtareve ne Gaza po zbarkojne gazetaret per here te pare qe prej nisjes se sulmeve izraelite.

Nje ekip i ABC News u fut i pari ne zone dhe secili prej anetareve mbante helmeta. Ne rruget e Gazas, gazetaret gjeten shkaterrim dhe banore te tmerruar pas 22 dite sulmesh izraelite.

Ne zone hyri edhe nje ekip i BBC-se dhe nje prej reportereve arriti te pyeste disa prej banoreve, qe tashme kane humbur gjithcka.

Ata thone se jane fermere te thjeshte dhe bombardimet ne tokat qe ata punonin ishin pa vend. Vec tronditjes qe kane pesuar banoret duhet te marrin veten edhe per humbjet e medha dhe mungesen e strehimit.

Gjate diteve te sulmeve asnje ekip mediatik nuk i lejua te hynte ne Rripin e Gazes dhe levizja e lire u ndalua rreptesisht.

Top Channel