FILA nuk njeh zgjedhjet e Federates se Mundjes

19/01/2009 23:20

Federata Nderkombetare e Mundjes nuk i njeh zgjedhjet e zhvilluara ne Asamblene e Federates Shqiptare te zhvilluara ne nentor te vitit 2008 dhe ne janar te ketij viti.

Nepermjet nje faksi te derguar ne zyrat e Federates Shqiptare te Mundjes, FILA ka denuar dhunen ne dy asamblete e kesaj federate dhe ka theksuar se zhvillimi i tyre eshte bere ne kundershtim me principet dhe statutin e Federates Nderkombetare te Mundjes, gje qe ndikoi edhe ne marrjen e ketij vendimi.

Ne te njejten kohe, Federata Nderkombetare e mundjes kritikon edhe qendrimin e MTKRS-se duke theksuar se statuti i saj eshte jo vetem ne kundershtim me rregullat e Komitetit Olimpik Nderkombetar, por edhe me ato te vete Federates Boterore te Mundjes.

Per kete arsye, Federata Nderkombetare e Mundjes kerkon qe te behen ndryshimet ne statutin e Federates Shqiptare dhe pas kesaj ta dergoje ne zyrat e organizmit me te larte boterore per te marre miratimin e tij.

Dhe se fundi, FILA ben te ditur se ne harkun e 3-4 muajve do te zhvillohet nje asamble e pergjithshme vetem per diskutimin dhe miratimin e statuteve te federatave te mundjes.

Top Channel