Edhe Hamburgu në kërkim të Lorik Canës

19/01/2009 10:05

Pas Evertonit, Arsenalit, Realit të Madridit, Romës dhe Bajernit të Mynihut, Hamburgu është skuadra e radhës, e cila kërkon të marrë në gjirin e saj futbollistin shqiptar, Lorik Cana.

Lajmi është publikuar dje nga faqja sportive franceze e specializuar në merkato “Mercato- 365.com.fr” dhe “Goal.com” (versioni gjermanisht). Kapiteni i Olimpikut të Marsejës është futur në listën e menaxherëve të skuadrës gjermane,
e cila e ka bërë tashmë të njohur interesimin për mesfushorin e Kombëtares kuqezi.

Sipas shtypit francez, Cana vazhdon të vuajë dëmtimin e pësuar pak javë më parë dhe rikthimi i tij në fushë mendohet
se mund të bëhet javën që vjen.

Hamburgu, që për momentin pozicionohet në vendin e katërt të klasifikimit të kampionatit gjerman të futbollit, në kuotën e 33 pikëve, dy më pak se kryesuesit, ka identifikuar te shqiptari përforcimin ideal të mesfushës së tij. Sipas shefit të merkatos së ekipit të Bundesligës, Dietmar Beiersdorfer, Cana do të ishte zëvendësuesi më i mundshëm i Nigel de Jong, i cili pritet të largohet në drejtim të Anglisë, te Mançester Siti i bosëve arabë.

Top Channel