Brazil, shembet kisha, 7 te vdekur

19/01/2009 15:00

Nje fatkeqesi goditi besimtaret braziliane pikerisht ne vendin ku duhej te ndiheshin me te sigurte; ne shtepine e Zotit.

Catia e kishes se San Paolos ku ne 2005-sen u martua futbollisti i Milanit, Ricardo kaka, eshte shembur papritur gjate nje sherbese fetare, duke zene poshte me dhjetera vete.

Bilanci i viktimave numeron 7 te vdekur e rreth 50 te plagosur. Punonjesit e shpetimit druhen se nen germadha mund te kete njerez te tjere. Shkaqet e fatkeqesise nuk jane zbardhur ende.

Te lenduarit rende jane te pakten 6 ose 7. Per fat ne kishe nuk ndodheshin me shume se 70 persona, ne nje kohe kur godina ka kapacitetin te mireprese 2.000 besimtare.

Catia e kishes evangjeliste “Renascer” ishte meremetuar vitin qe shkoi. Te aferm te deshperuar jane mbledhur ne vendngjarje, ku ka ende shume konfuzion.

Top Channel