Reali i Madridit, 3-1 ndaj Osasunes

18/01/2009 21:35

Reali i Madridit ka bere mrekulline me Osasunen duke fituar 3-1. Skuadra mike e ka filluar me mire ndeshjen dhe ka arritur te shenoje qe ne minuten e 20-te me Nekunam i cili gjeti te papregatitur mbrojtjen madrilene.

Me gjithe perpjekjet e madrileneve pjesa e pare ka perfunduar me rezultatin 0-1. Me fillimin e se dytes ka qene Serhio Ramos i cili ka mposhtur portierin e Osasunes me nje goditje te forte qendrore.

Vetem 15 minuta me pas Higuain i harruar i vetem ne zone shenon golin e avantazhit per Realin pas nje pasimi te Roben.

Holandezi ka kerkuar nje gol personal gjate gjithe pjeses se dyte duke rrezikuar ne disa raste porten kundershtare.

Ne minuten e 90 te takimit ai ia doli mbane te trefishonte rezultatin duke hipotekuar fitoren e 12-te per Realin e Madridit. Kjo fitore i con ato ne kuoten e 38 pikeve aq sa edhe Sevilja e vendit te dyte.

Gjithsesi diferenca me katalanasit qe kryesojne Premiera Division mbetet 12 pike.

Top Channel