Moratti: Derbi, nje ndeshje e vecante

18/01/2009 17:35

Massimo Moratti ftoh gjakrat ne prag te derbit te se dieles qe mund te rihape serish kampionatin pas dominimit total te Interit ne pjesen e pare te sezonit.

Presidenti zikalter mbyll polemikat per shtyrjen e ndeshjes se kupes per Milanin. “Tani mendoj vetem per te dielen. Persa i perket polemikave do flasim me Lega-n dhe Galliani-n, por mendoj se gjithcka mund te zgjidhet ne menyre inteligjente”, deklaron Moratti.

Me tej, ai ben nje koment per gjendjen aktuale te kundershtareve. “Milani po luan shume mire dhe ka lojtare qe jane ne forme, prandaj mendoj se do jete padyshim nje ndeshje e bukur”, thekson ai.

Pronarit zikalter nuk ka si t’i shpetoje edhe nje koment per skuadren e tij. “Kampionati nuk eshte i lehte. Ajo ndaj Barit ishte nje ndeshje e veshtire dhe kete e dinim qe me pare”, perfundon manjati italian i naftes.  

Top Channel