Hamas: Armepushimi nuk do ta ndale luften

17/01/2009 11:55

Hamas ka deklaruar se edhe nese Izraeli pranon armepushimin e njeanshem, lufta nuk do te marre fund.

Lajmin e beri te ditur perfaqesuesi i levizjes islamike ne Bejrut, Osama Hamdan.

“Kemi degjuar per armepushim te njeanshem, por cdo gje qe nuk parashikon fundin e agresionit, terheqjen, hapjen e kufijve dhe heqjen e bllokades, do te thote se konfrontimet do te vazhdojne”, tha ai. Hamdan shtoi se beteja nuk ka marre fund persa kohe qe pushtimi izraelit do te vazhdoje.

Top Channel