Scolari: Cmimi per Kaka? Ky eshte futbolli

16/01/2009 20:05

Trajneri i Chelsea komenton oferten marramendese te Manchester City dhe thekson se parate nuk jane gjithcka per Kaka.

Nese Kaka do bashkohet me Manchester City nuk do isha aspak i cuditur”. Ky eshte thelbi i komentit te bere nga trajneri i Chelsea, Luis Felipe Scolari, skuadra e te cilit ka bere jo pak marrezi ne merkato duke prishur ekujlibrat ekonomike dhe cmimet e verteta te lojtareve.

“Ky eshte futbolli dhe nje gje e tille mund te beje pjese ne jeten e nje lojtari. Kaka eshte nje nga lojtaret me te mire ne bote, si ne fushe ashtu edhe jashte saj. Eshte nje njeri fantastik dhe njerezit e City-t kane para per te shpenzuar. Ndoshta nuk eshte thjesht ceshtje parash por edhe nje ide per te ardhmen. E njoh mire Kaka-ne dhe mund te them se parate nuk jane gjithcka per jeten e tij”, perfundon ish tekniku i kombetares se Brazilit dhe Portugalise. 

Top Channel