Obamat zgjedhin dekoruesin e Shtepise se Bardhe

16/01/2009 12:25

Cifti Obama ka zgjedhur personin qe do te merret me dekorimin e Shtepise se Bardhe. Ai eshte dizenjuesi Michael Smith, i perzgjedhur edhe nga shume yje te Hollywood.

Barack dhe Michelle kane preferuar Smith per dekorimin e dhomave private ne Eeast Wing, perfshire edhe dhomat e gjumit te dy vajzave.

“Michael ploteson vizionin tim per te krijuar nje ambient miqesor ne shtepine tone te re dhe sjell edhe perspektivat e reja te disa prej artisteve dhe stilisteve me te njohur ne SHBA”, tha Michelle per mediat. Vete Michael deklaroi se do te sjelle nje pamje te re ne Shtepine e Bardhe.

Smith njihet si arredues i shtepive te modeleve dhe aktoreve si, Cindy Crawford, Michelle Pfeiffer, Dustin Hoffman dhe regjisorit Steven Spielberg.

Top Channel