Milan, Kaka titullar kunder Fiorentines

16/01/2009 20:55

Ne nje moment qe kampi kuqezi i Milanit po zien nga zerat per nje largim te mundshem te yllit brazilian Kaka, tifozet kane marre nje lajm lehtesues.

Ish Topi i Arte do luaje qe nga minuta e pare ne ndeshjen e dites se neserme kunder Fiorentines ne “San Siro”. Lajmin e bejne te ditur burime te brendshme nga shoqeria me qender ne rrugen “Turati” qe theksojne se deri ne keto momente nuk eshte nenshkruar asnje marreveshje me Manchester City.

Edhe klubi “Citizens” ka pranuar se per momentin nuk eshte arritur nje marreveshje mes paleve. Nje zedhenes i klubit anglez thekson se bisedimet do te vazhdojne. Nderkohe, trajneri Mark Hughes ka shprehur bindjen se do arrije t’ia mbushe mendjen lojtarit brazilian per t’u bashkuar me skuadren e Manchester City-t ne merkaton e dimrit.

Diten e djeshme, skuadra angleze beri oferten joshese prej 150 milione eurosh, duke trazuar gjendjen ne “Milanelo”, ku sot qindra tifoze kane kerkuar qe shoqeria te mos heqe dore nga sulmuesi brazilian.

Top Channel