Liverpool, Benitez s’pranon zgjatjen e kontrates

16/01/2009 17:40

Trajneri Rafael Benitez duket se eshte lodhur me politiken e ndjekur nga shoqeria qe drejton Liverpool, duke mos prannuar zgjatjen e kontrates qe mbaron ne vitin 2010.

Spanjolli qe ka udhehequr “The Reds” ne vitet e fundit, nuk e ka pranuar propozimin por kjo nuk do te thote se ky eshte nje vendim perfundimtar. “Drejtuesit e skuadres mendojne se nje trajner duhet te marre gjithmone mendimin e drejtorit ekzekutiv por puna ime varet vetem nga rezultatet dhe gjykimi i tifozeve”, ka thene Benitez, duke kundershtuar hapur kontrollin e drejtuesve ndaj punes se tij.

Mosmarreveshjet mes Benitez dhe pronareve amerikane Hicks e Gillet nuk jane nje gje e re, pasi ne te shkuaren ata jane perplasur shume here. Ky vendim i trajnerit synon qe te krijoje nje hapesire me te madhe ne punen e tij. Benitez mberriti ne Angli ne sezonin 2004-2005, pasi la Valencian me te cilen u shpall kampion i Spanjes.

Top Channel