Ancelotti: Milani ngelet Milan edhe pa Kaka

16/01/2009 17:10

Behet fjale per nje xhiro te madhe milionash, 150 per Milanin dhe 75 per te. Me kete oferte ne mes te nje krize boterore dhe te nje tregu te shtrenjte lojtaresh, Milan duket se do ta leshoje yllin brazilian Kaka.

Kete e ka kuptuar Carlo Ancelotti, i cili kerkon ta cdramatizoje situaten. “Bisedimet po vazhdojne dhe nje vendim perfundimtar do ta marre shoqeria. Une uroj qe ta stervis edhe per shume vjet te tjere sulmuesin por duhet te jei realiste sepse shoqeria po shikon mundesine per ta shitur”, shprehet ai.

Ne vijim Ancelotti pranon se baziliani mund te niset shume shpejt. “Kaka eshte shume i rendeisshem per kete skuader por futbolli ky eshte. Gjithesesi ne kemi objektivat tona sic jane rikthimi ne Champions League dhe fitorja e Kupes UEFA. Me apo pa Kaka kjo skuader ngelet kompetitive. Ai eshte nje profesionist i madh dhe kjo situate nuk do ta turbulloje”, shprehet tekniku kuqezi. 

Top Channel