Torres ne krah te Benitez kunder Ferguson

15/01/2009 17:15

Sulmuesi i Liverpool, Fernando Torres del ne krah te trajnerit te tij Rafa Benitez, ne lidhje me debatin qe eshte hapur mes teknikut spanjoll dhe atij te Manchester United, Alex Ferguson.

Para pak ditesh Benitez akuzoi Ferguson se mban nen presion arbitrat angleze duke u ankuar gjithmone per gjykimin e tyre. Sipas ish drejtuesit te Valencias, kjo ndikon shume ne drejtimin e ndeshjes nga bluzat e zeza.

“Besoj se kur fiton nje kampionat ne Premier Leasgue e meriton. Nuk fitohet nje kampionat kaq i rendesishem me perkrahjen e arbitrave. Benitez ndodhet ketu prej 6 vitesh dhe ka te drejten e tij te thote ate qe mendon, por une nuk e njoh aq mire. Jemi te gjithe ne krah te trajnerit tone”, shprehet En Nino.

Ne vijim te deklarates mbrojtese ndaj Benitez, Torres jep disa shifra te suksesit te tij. “Ne Spanje arriti te fitoje nje kampionat duke nderprere sukseset e Barcelones dhe Real Madrid prej 15 vjetesh rresht. Nje gje te tille mund ta beje me kedo. Qe prej dites se pare qe erdha ketu e kuptova rendesine e fitores se nje titulli kampion pas 20 vitesh.

Top Channel