Trajneri mëson vdekjen e babait “live” në konferencë pas eliminimit nga Anglia!
Percaktohen skuadrat cerekfinaliste te Kupes se Mbretit ne Spanje. Ashtu sic ishte parashikuar, Barcelona nuk ka hasur asnje veshtiresi ndaj Atletico Madrid, pasi e ka barazuar ne ndeshjen e dyte.
Katalanasit shenuan dy here ne porten kundershtare me dyshen Bojan-Gudjohnsen, ndersa per miqte shenuan Sinama e Pongolle. Rezultati 2-2 nuk i pengoi djemte e Guardiola-s pasi ndeshjen e pare e fituan 3-1.
Veshtiresi te medha ka hasur Valencia ne fushen e saj kunder Racing Santander. 90 minuteshi perfundoi ne barazim 1-1, ashtu si ne takimin e pare, por ne kohen shtese galicianet realizuan edhe dy gola. Me te lehte e ka pasur edhe Sevilja qe mundi 3-0 Deportivo La Kounja-n. Ndeshja e pare ishte mbyllur po ne favor te andaluzianeve 2-1.
Katalanasve te Espanyol u ka mjaftuar nje gol ne minuten e 7-te nga Roman per te prere bileten e cerekfinaleve pasi ne ndeshjen e pare ne Poli Ejido ishin mundur 3-2. Pak pengesa ka hasur edhe Betis qe eleminoi modestet e Real Union fale nje goli ne minuten e 22-te nga Arzu, ndersa Gijon u mund 2-1 ne fushen e Valladollid, por fitorja 3-1 e para nje jave e lejon te vazhdoje ne kete kompeticion.
Skuadra tjeter e kualifikuar per ne cerekfinale eshte edhe Majorka qe largoi Almeiran, ndersa diten e sotme Atletico Bilbao dhe Osasuna do diskutojhne bileten e fundit pasi ndeshja e pare perfundoi ne barazim 1-1.
Top Channel