Gaza, vritet ministri i brendshem i Hamas
15/01/2009 18:50
Forcat izraelite kane vrare sot ne Gaza, Siad Siam, minister i Brendshem i qeverise se levizjes islamike te Hamasit.
Siam u godit ne shtepine e tij ne Gaza Siti nga nje bombe e leshuar nga nje avion F16 dhe bashke me te mbeten te vrare nje nga djemte e tij, i vellai dhe familjaret e ketij te fundit.
Operacioni, sipas Izraelit, ishte fryt i nje bashkepunimi mes forcave te armatosura ne terren dhe sherbimeve inteligjente te Shin Bet.
Top Channel