Renditja e FIFA-s, kuqezinjte fitojne 3 pozicione

14/01/2009 16:10

Gjate muajit te fundit kombetarja shqiptare nuk ka zhvilluar asnje takim miqesor por kjo nuk e ka penguar FIFA-n ta ngjise me 3 vende ne klasifikimin e pergjithshem.

Sipas renditjes se publikuar sot nga institucioni me i larte i futbollit boteror, kombetarja kuqezi ka bere 3 hapa para, duke kapur vendin e 78-te. Ne te njejtin pozicion ndodhet edhe Libia qe ka po 424 pike.

Per sa i perket kundershtareve te grupit tone, Hungaria pozicionohet ne vendin e 47-te me 606 pike, ndersa poshte nesh ndodhet vetem kombetarja modeste e Maltes me te cilen do ndeshemi ne 11 shkurt.

Kreu i klasifikimit vazhdon te mbahet nga Spanja, e ndjekur nga Gjermania, Holanda, Italia, Brazili e Argjentina.

Top Channel