Mungesa e gazit, rritet presioni mbi Rusine

14/01/2009 09:30

Vendet europiane po shtojne presionin diplomatik ndaj Rusise dhe Ukraines per te rinisur furnizimin me gaz, qe eshte nderprere per shkak te mosmarreveshjeve mes tyre.

Bullgaria, Sllovakia dhe Moldavia, disa prej vendeve me te prekura nga mungesat, po dergojne deputete ne Moske dhe Kiev. Presidenti polak Kazinski do te takohet me homologun ukrainas Jushcenko, ndersa Parlamenti Evropian do te diskutoje per krizen.

Gazi rodhi dje ne rubineta nga Rusia drejt Ukraines, por Kievi nuk e kaloi ate tek fqinjet. 17 vende europiane vuajne mungesen e furnizimit nga Rusia. Qindra mijera shtepi jane ende pa ngrohje ne lindje dhe juglindje te Europes.

Pavaresisht optimizmit te djeshem se mosmarreveshjeve po u vinte fundi, gazi u transportua per shume pak kohe, duke sjelle vetem ngritjen e retorikave antagoniste mes Rusise e Ukraines.

Top Channel