Kupa e Italise, kualifikohet Juventus

14/01/2009 23:20

Juventusi eshte kualifikuar per ne gjysmefinale te Kupes se Italise pasi ka mundur 3-0 Katanian.

Ranieri kishte futur formacionin me te mire per kete ndeshje, ku u rikthye edhe portieri Bufon pas 101 ditesh mungese.

Ne pjesen e pare Juventusi bind duke treguar superioritet ne loje dhe ne rezultat pasi qe ne minuten 4 kalon ne avantazh me Markionin.

Edhe ne pjesen e dyte bardhezinjte kane pasur me shume raste se kundershtaret. Xhovinko pas shume pasimeve arrin te dyfishoje rezultatin pas nje kombinimi perfekt me Del Pieron.

Ka qene pikerisht kapiteni qe kerkonte nje gol me cdo kusht ne kete takim, ne fillim godet traversen dhe pak minuta me vone shenon golin e pare personal te takimit dhe te tretin per Juventusin i cili ne ndeshjen e ardhshme te kupes do te perballet me Napolin.

Top Channel