Kine, zbulohet rrjeti i trafikut te femijeve

14/01/2009 09:45

Policia kineze goditi nje rrjet te trafikimit dhe shitjes se femijeve te emigranteve. Femijet e moshes 2-3 vjec grabiteshin ndersa luanin, ose flinin, ne provincen Hunan. 

Cmimi i shitjes varionte nga 125 deri ne 3800 dollare, njoftuan agjencite e lajmeve. Policia arriti te shpetoje pese femije dhe arrestoi 13 persona te dyshuar. Foshnjat rrembeheshin ne mes te dites nga persona me motocikleta.

Nuk dihet numri i sakte i rrembimeve, por ato kane nisur qe prej muajit shtator te vitit te kaluar. Trafikimi i femijeve eshte nje problem ne rritje ne Kine, pavaresisht perpjekjeve te qeverise per te goditur bandat.

Gjendja eshte perkqesuar pas kontrolleve strikte te lindjeve nga policia, ndersa ligji kinez nuk lejon ciftet te kene me shume se nje femije.

Top Channel