Gaza, Egjipti dhe Arabia Saudite ne samitin e Kuvajtit

14/01/2009 04:55

Egjipti dhe Arabia Saudite do te marrin pjese ne samitin e vendeve arabe qe zhvillohet javen e ardhshme ne Kuvajt per te diskutuar mbi krizen ne Rripin e Gazes.

Te dy vendet bene thirrje per nje armepushim te menjehershem.

“Egjipti dhe Arabia Saudite rane dakord per nevojen e nje armepushimi te menjehershem dhe per zbatimin e plote dhe te menjehershem te iniciatives se presidentit Hosni Mubarak”, thuhej ne nje deklarate te publikuar nga agjencia shteterore e lajmeve SPA.

Katari u ka kerkuar 22 vendeve anetare te Lidhjes Arabe zhvillimin e nje samiti arab te jashtezakonshem.

Top Channel