Bush: Ndalimi i sulmeve terroriste, prioritet per Obamen

14/01/2009 12:25

Prioriteti i Barack Obames eshte te parandaloje nje tjeter sulm terrorist ne SHBA. Keshtu deklaroi presidenti Bush, ne emisionin e CNN, “Larry King Live”, ku ishte i ftuar se bashku me te shoqen Laura.

“Puna me e rendesishme qe pata une dhe puna me e rendesishme e presidentit te ardhshem, eshte mbrojtja e popullit amerikan nga nje tjeter sulm”, tha Bush. Ai shtoi se administrata e vet eshte angazhuar ne ndaljen e kercenimeve ndaj SHBA-se, qe prej shtatorit 2001.

Persa i perket shifrave te uleta te sondazheve per presidencen e tij, Bush u shpreh se njerezit s’mund te jene te lumtur, kur ekonomia ndodhet ne kete gjendje dhe se s’mund te merren vendime bazuar tek rezultatet e sondazheve.

I pyetur per veprimet ne Irak, Bush tha se ishin te drejta. “Nuk mendoj qe Iraku ishte gabim. Kisha shqetesim vetem nese do te deshtonim”.

Bush keshilloi Obamen te mos jete parashikues i ekonomise kur te behet president.

“Ai mund te thote se do te jete periudhe e veshtire, por s’mund te beje parashikime. Ai duhet te thote se do te marre hapat qe mendon se jane ne nevojshme per te na kthyer ne rrugen e rimekembjes dhe ne do ta marrim veten”.

Pyetjes se nese besonte se do te kapej ndonjehere superterorristi Bin Laden, Bush iu pergjigj: “Patjeter qe po, kemi vene shume njerez per te kerkuar, s’mund te fshihet pergjithmone”.

Top Channel