Stoner sfidon Rossi-n: Jam gati per lufte

13/01/2009 17:15

Ish kampioni i botes ne Moto GP dhe rivali i ne leter i Vale Rossi-t, Casey Stoner e ka marre veten nga demtimi ne puls, duke i dhene nje mesazh te qarte “doktorit”, se ai eshte gati per sezonin e ri.

“Pulsi eshte ne rregull dhe tani mendoj te jem ne krye te testeve. Vitin e shkuar bera disa gabime por nuk do ta ndryshoj menyren e te garuarit. Nese do kete lufte une do jem aty. Kam shume deshire te kthehem ne nivelin e vitit 2006 dhe te ngjitem ne podium per cdo gare”, shprehet piloti i skuderise Ducati.

Ne vijim te deklarates, Stoner qetesoi gjithe mbeshtetesit, duke thene se operacioni i kryer ne fund te sezonit ka shkuar mire dhe gjithcka tashme mund te quhet e kaluar. “Gjithcka po shkon mire dhe une jam i qete per te mos kompromentuar sherimin e shpejte. Pulsin mund ta leviz 80 % dhe nuk kam probleme pasi mund te bej cdo gje”, shprehet australiani.

Ai pranon se objektivi i vetem i shtepise Ducati eshte boterori dhe asgje me pak. “Ne vitin 2008 u nisem me shume besim ne vetvete. Ngelem pas me disa pike por une jam i mendimit se edhe 2008-a ishte nje vit pozitiv”, nenvizon Stoner. Australiani komentoi edhe largimin e skuderise Kawasaki, duke thene se nuk e priste nje gje te tille.

Top Channel