Lazio, kohe largimesh per te mbushur arken

13/01/2009 17:50

Pavaresisht startit mbreselenes gjate ketij sezoni, skuadra e Lazio-s do vazhdoje te kete rrjedhje nga organika e saj.

Kete e konfirmon presidenca e klubit bardhekalter qe synon te boshatise stolin per te mbushur arken. Ne merkaton e janarit, gati per t’u larguar jane Simone Inzaghi e Makinwa te cilet do bashkohen me skuadren e Chievo Verona per 3.5 milione euro.

Cribari mund te bashkohet me kuqezinjte e Milanit ne forme huaje, ndersa Belleri i pelqen Atalanta-s. Por lista e emrave te rrezikuar nuk perfundon ketu, pasi Inter mund te shenjestroje sulmuesin Rocchi, ndersa Arsenal kerkon Dakite.

Parate per shitjen e dy lojtareve te fundit mund te hyjne ne pune per te “lidhur” sulmuesin argjentinas Zarate. Lojtari ne fjale kerkohet nga shume klube te medha evropiane, por “de jure” ai eshte ende prone e arabeve te Al Saad. Per ta shkeputur perfundimisht nga shoqeria arabe, Lazio ka nevoje per 10-12 milione euro.

Me bardhekalterit mund te bashkohet mesfushori nga Lombardia, Diego, per te cilin thuhet se eshte pasardhes i cekut Nedved. Por emra te tjere ne listen e presidentit Lotito jane edhe Aimar i Benfikes e Ayala.

Top Channel