Kupa e Italise, Interi ne gjysmefinale

13/01/2009 23:40

Interi eshte kualifikuar per ne gjysmefinale te Kupes se Italise pasi ka fituar 3-1 me Xhenoan. Zikaltrit kane permbysur gjithcka ne pjesen e pare te kohes shtese, kur koha e rregullt perfundoi me rezultatin 1-1.

Adriano pasi humbi nje 11-metersh shenon golin e pare per Interin ne minuten e 75-te duke shfrytezuar edhe epersine numerike pasi Xhenoa ishte me 10 lojtare qe nga minuta e 20-te e pjeses se pare.

Vetem 4 minuta ka zgjatur avantazhi per zikaltrit pasi Rosi barazon ne 1-1 duke e cuar ndeshjen ne kohe shtese.

Ne pjesen e pare te kohes shtese Ibrahimovic godet fuqishem nga jashte zones, por golin e shenoi Kambiaso pas grushtimit te portierit te Xhenoas.

Pak minuta me pas Ibrahimovic merr persiper gjithcka vete dhe shenon edhe golin e trete per Interin duke i siguruar kualifikimin e metejshem.

Zikaltrit nuk humbasin nje ndeshje te Kupes se Italise qe nga 12 dhjetori i vitit 2002 ku u munden nga Bari. Tashme Interi ne gjysmefinale do te perballet me Romen.

Top Channel