Kola dhunon gazetarin, Tirana kerkon falje

13/01/2009 15:20

Incidenti i trajnerit te Tiranes, Agustin Kola me nje gazetar eshte kthyer ne nje ceshtje dite ne qarqet mediatike, duke bere qe klubi bardheblu te reagoje menjehere.

Skuadra e Tiranes ka kerkuar falje per gjestin josportiv te trajnerit Kola ndaj gazetarit Adriatik Balla, i cili eshte goditur pasditen e se shtunes.

“Jemi te shokuar per ate qe ndodhi. Kola eshte penduar per veprimin e tij. E shohim te arsyeshme t’i kerkojme ndjese Balles dhe komunitetit te gazetareve sportive”, ka deklaruar per nje televizion drejtori teknik i bardhebluve, Alban Tafaj.

Ngjarja jo e zakonte ndodhi ne momentin qe Kola nuk e ka lejuar gazetarin te intervistoje mbrojtesin Lila, ndersa gazetari Balla nuk pranoi te largohej nga fusha, duke marre nje grush nga tekniku bardheblu. Menjehere pas kesaj ngjarje, Balla denoncoi ish futbollistin Agustin Kola per dhunen e ushtruar ndaj tij.

Top Channel