Eusebio Haliti, 2009-a starton me sukses

13/01/2009 10:55

Eusebio Haliti e fillon 2009-ën në mënyrën më të mirë të mundshme. Atleti shqiptar, i cili jeton dhe stërvitet në Itali, ka fituar garën e parë për këtë vit kalendarik, kampionatin e garave “indoor” (në salla të mbyllura).

18-vjeçari nuk i ka zhgënjyer parashikimet, duke dominuar në “Palaindoor” të Ankonas, ku ka debutuar me të rinjtë në 400 m. Ai triumfoi në këtë disiplinë me kohën 48”69, duke lënë pas vetes atletë më të mëdhenj në moshë.

Fitorja i shërben Halitit për vazhdimësinë në edicionin që sapo filloi, por njëkohësisht konfirmoi se rezultatet e vitit 2008 nuk ishin të rastësishme.

Atleti me origjinë shkodrane ka vendosur disa rekorde italiane, ndërkohë që në muajin korrik vendosi edhe kohën më të shpejtë kontinentale për vitin 2008 (52”72) në 400 metra me pengesa për U-18.

Top Channel