Rrustemi shënon në Qipro, Alki fiton

12/01/2009 10:05

Blerim Rrustemi po rezulton deciziv për Alkin në kampionatin qipriot. Mbrojtësi kosovar jep kontributin e tij jo vetëm në fazën difensive, por edhe përpara portës.

 Pasi është aktivizuar si zëvendësues i Petar Xheniç (në minutën e 36 të takimit), Rrustemi ka shënuar golin e parë në fitoren 2-1 që skuadra e tij arriti përballë Enosis Paralimnit.

Rrjeta e ish-lojtarit të Kombëtares u realizua në të 70-n, pas një harkimi në zonë nga Kaklamamanos. Vendasit realizuan edhe golin e dytë me Mashadon, në minutën e 89, ndërkohë që në kohën shtesë miqtë realizuan golin e nderit.

Në këtë takim për Alkin mungoi portieri shqiptar Isli Hidi, i cili ishte i pezulluar për shkak të kartonit të kuq që kishte marrë një javë më parë.

Top Channel