Maradona alarmon hotelin ne Manchester

12/01/2009 16:40

Diego Armando Maradona, i cili ishte i pranishem ne “Old Traford” per te pare ndeshjen Manchester United-Chelsea ka mbushur faqet e gazetave britanike, por kete here jo per faktin se eshte trajner i Argjentines apo per pranine e tij ne stadium.

Shkaku eshte nje tjeter nga gjestet e tij jo sportive dhe jo te hijshme. Duke menduar se ndodhet ne Argjentine ku ligjet rrallehere zbatohen, ish sulmuesi ka ndezur nje cigare kubaneze ne hotelin ku kaloi naten edhe pse pirja e duhanit ne ambiente eshte e ndaluar me ligj. Kjo ka bere qe tymi i cigares te aktivizoje alarmin antizjarr te hotelit “Radisson” ne Manchester.

Menjehere, te gjithe klientet e hotelit dolen te alarmuar jashte. Ne hotel ndodheshin edhe lojtaret e Chelsea, te cilet pas humbjes 3-0 u desh te perballonin edhe alarimin e rreme, duke kaluar me shume se nje ore jashte hotelit.

Top Channel