Liverpool, Hyypia ne shenjester te 4 klubeve

12/01/2009 18:45

Liverpool mund te humbase mbrojtesin shtatlarte legjendar Sami Tuomas Hyypia, i cili eshte vene ne shenjester te disa klubeve angleze.

Duke pare moshen 36 vjecare dhe eksperiencen e madhe qe mund te pasqyroje finlandezi ne repartin e mbrojtjes, Tottenham, Blackburn, Fulham e Sunderland kane nisur kontaktet me shtatlartin per ta marre ne skuader.

Eshte pikerisht Sunderland skuadra me e favorizuar per te fituar sherbimet e mbrojtesit, duke kerkuar qe ta marre ate qysh ne merkaton e janarit. Nderkohe, trajneri Rafa Benitez eshte shprehur kunder largimit te lojtarit.

“Hyypia ndodhet ketu qe prej vitit 1999 dhe ai eshte nje lojtar i shkelqyer te cilin deshirojme ta mbajme. Ne kemi disa zgjedhje ne mbrojtje dhe kjo eshte nje gje pozitive pasi konkurrenca i ben mire skuadres”, eshte shprehur tekniku spanjoll.

 

Top Channel