Ferguson: Benitez eshte shume konfuz

12/01/2009 16:05

Fitorja me Chelsea e ka karikuar trajnerin e Manchester United, Sir Alex Ferguson, i cili ka replikuar ashper pas kritikave te spanjollit Benitez per mbeshtetje te gjyqtareve ndaj skuadres se skocezit.

“Besoj se ka ardhur momenti qe kjo histori te marre fund njehere e pergjithmone. Per fat te mire kuptova se ajo qe tha Benitez eshte teresisht qesharake. Mendoj se ai eshte nje njeri i nevrikosur dhe shume konfuz. Kjo eshte gjithkca qe mund te them per argumentin ne fjale”, nenvizoi Ferguson, duke shtuar se tashme Manchester United do luftoje per te arritur ne krye te renditjes skuadren e Liverpool.

Para dy ditesh, kreu i stolit te Liverpool, Rafa Benitez shenjestroi kolegun e tij Alex Ferguson, duke e akuzuar si nje njeri qe ankohet shume dhe ka shtuar se ai eshte nje njeri i pandershem ndaj arbitrave dhe kundershtareve.

“E dime te gjithe se cfare ndodh me stafin e United sa here shkojme ne Old Traford. Ata perballen gjithmone me arbitrat, sidomos ne pushimin e ndeshjes dhe flasin gjate. Te gjithe trajneret duhet te jene te ndergjegjshem per faktin se vetem Ferguson mund te flase me arbitrat dhe asgje nuk ndodh. Une po flas me fakte dhe jo me opinione. Ka gjera qe te gjithe mund t’i shikoje cdo fundjave. Cdo jave mund te shihet se si vihen nen presion arbitrat. E dime sepse nje gje te tille e kemi pare”, akuzoi Benitez, duke rrezikuar shume me kete deklarate te forte.

 

Top Channel