F1, Ferrari prezanton makinen e sezonit 2009

12/01/2009 15:40

Kimi Raikkonen dhe Felipe Massa kane prezantuar ne Mugello, makinen e re Ferrari qe do te garoje ne sezonin 2009 te kampionatit Formula 1, i cili do te transmetohet drejteperdrejte ne Top Channel.

Emri i makines se re eshte F60 dhe eshte vene per nder te numrit te pjesmarrjes se kesaj skuadre ne boteroret e F1. Kjo makine duket te jete me spektakolare, me e lire, ndot me pak dhe eshte me e shpejte, gjithcka per te siguruar lehtesi ne parakalime.

Ne kompleks, makina ka nje telajo te perbere nga fibra karboni, pjesa e perparme apo sic quhet ndryshe “hunda” e makines, eshte pak me e ulet dhe me e mprehte, jane shtuar disa devijues ajri ne pjesen e perparme dhe jane modifikuar pasqyrat, tashme qendrojne me pas dhe ne pjesen e jashtme te telajos.

Kambio vazhdon te jete gjysmeautomatike me kontroll elektronik por ndryshimet e marsheve jane me te shpejta. Edhe pesha e makines mbetet brenda normave, 605 kg, aq sa edhe makina e sezonit te shkuar. Revolucionar eshte edhe timoni i makines se re Ferrari, i cili ka 6 rregullatore ne pjesen e perparme, per t’iu pershtatur kerkesave mekanike te kesaj makine.

Ne 2009-en, do t’i rikthehen kampionatit boteror te Formules 1 edhe gomat slik. Ky tip gomash eshte pa kanale dhe siguron nje shpejtesi me te madhe. Kokekuqet ne sezonin e ri nuk do te kene me as numrat 1-2, te cilet do t’i kalojne makinave McLaren per Hamilton dhe Kovalainen, ndersa makinat italiane 3-4 per Raikkonen dhe Masa-n.

Ne kuadrin e kursimeve dhe te uljeve te shpenzimeve, Ferrari e prezantoi makinen e re nepermjet faqes se internetit, por fansat e shumte, kurioze per te pare F60-en, sollen dhe kolapsin e serverit, duke bllokuar faqen e internetit te Ferrarit. Pasditen e se henes do te zhvillohen dhe testimet e para te F60-s me pilotin brazilian Felipe Massa.

Top Channel