Barcelona, Eto’o “cmend” Evropen

16/02/2008 17:50

Emri i Samuel Eto’o ka vene ne levizje merkaton nderkombetare pasi bomberi i Barcelones nuk i ka punet mire me trajnerin Guardiola edhe pse ka shenuar plot 23 gola ne po kaq ndeshje.

Kontrata e kamerunasit me katalanasit skadon ne vitin 2010 dhe mosrinovimi i metejshem ka ngjallur interesin e skuadrave te medha evropiane, duke filluar nga Interi. Sipas agjentit Josep Maria Mesalles, nga Barcelona nuk ka ardhur ende asnje oferte por kjo nuk do te thote se Eto’o ka vendosur te largohet.

Nga ana tjeter, lojtari ka bere nje deklarate, e cila ka ngjallur kureshtje te madhe. “Vendimin per te ardhmen e kam marre por nuk do ta them tani”, ka theksuar sulmuesi afrikan, i cili u ble para disa vitesh nga skuadra e Majorkes. Dygoleshi i fundit i Eto’o u shenua dy dite me pare kunder Betis ku Barcelona evitoi humbjen duke rekuperuar rezultatin 2-0 ne 2-2.

Top Channel