Wenger: Arshavin e admiroj prej kohesh

05/02/2008 17:50

Trajneri i Arsenal, Arsene Wenger ndihet optimist per pjesen e dyte te sezonit pasi e forcoi skuadren e tij me nje element te rendesishem, rusin Arshavin.

Francezi i stolit te “Topcinjve” po pret me padurim qe te shikoje ne fushe bashke me skuadren e tij lojtarin 27 vjecar qe u largua nga Zenit gjate oreve te fundit te merkatos se dimrit.

“Arshavin do jete nje force e madhe per ne. Eshte nje lojtar qe e admiroj prej shume vitesh. Ka eksperience te madhe nderkombetare dhe eshte nje kampion i padiskutueshem pasi ka rezultuar vendimtar per cdo skuader ku ka luajtur”, shprehet Wenger, i cili e kerkonte prej kohesh sulmuesin e kombetares se Rusise.

Pritja e teknikut do te zgjase edhe per dy dite, sepse te dielen Wenger do kete mundesi ta hedhe ne fushe blerjen me te re te klubit ne ndeshjen derbi kunder Tottenham. Kjo ndeshje mund te konsiderohet edhe si nje mini-derb rus pasi ne skuadren e “gjelave” luan sulmuesi Pavlyschenko.

Top Channel