Permbytje ne Australi, rrezik nga krokodilet

04/02/2008 10:45

Permbytjet qe kane perfshire veriun e Australise kane shtuar rrezikun e gjarperinjve dhe krokodileve.

Banoret jane paralajmeruar te bejne kujdes, pas informacioneve se nje krokodil i madh ishte pare prane Normanton ne Queensland. Si pasoje e permbytjeve, kafshet kane dale nga lumenjte dhe kane mberritur ne zonat e banuara.

Ne rreth 2/3 e vendit eshte deklaruar gjendja e fatkeqesise, 17 lumenj kane dale nga shtrati dhe shume shtepi jane permbytur. Mediat lokale njoftuan se krokodile te medhenj ishin pare edhe ne qender te disa qyteteve rreth Gjirit Carpentaria dhe disa te tjere ne lumin Norman.

Deri tani nuk eshte raportuar ndonje ngjarje e rende.
 

Top Channel