Ronaldo sfidon Interin: Jemi me te miret

06/02/2007 21:15

“Inter eshte nje skuader e forte me lojtare te medhenj, por ne jemi me te mire se ata dhe besoj verberisht se do arrijme t’i mundim”.

Kjo deklarate vjen nga Manchester, aty ku asi i United, Cristiano Ronaldo beson se zikalterit jane nje pengese e kalueshme. “Nese i eleminojme do jemi vetem nje hap larg finales”, vijon Ronaldo ne nje interviste per kanalin italian Rai.

Ai flet edhe per rivalin Ibrahimovic, duke komentuar deklaraten e Mourinho-s, i cili tha se suedezi eshte me i mire se bashkekombasi i tij. “Une respektoj mendimin e te gjitheve, por trofete qe kane me shume rendesi jane ne shtepine time”, shprehet sulmuesi, duke shtuar, “Quaresma ka cilesi te mira dhe me vjen shume keq qe nuk arriti t’i tregonte. Ka qene nje lojtar i madh tek Porto dhe ne kombetaren e Portugalise nuk mund te gjykohet vetem per pak ndeshje te luajtura jo ne lartesine e duhur”, perfundon fituesi i Topit te Arte 2008. 

Top Channel