Jose Mourinho thumbon ndjekesit

06/02/2007 20:50

Jose Mourinho nuk heq dore nga deklaratat e zakonshme helmuese qe me pas shkaktojne debate te medha ne boten e futbollit.

Tekniku italian ka injoruar skuadrat e Milanit dhe Juventusit, duke u shprehur i sigurt se distanca nga vendi i dyte nuk ia prish endrrat. “Jemi 6 pike larg Milanit dhe 7 ndaj Juventusit, prandaj mund te them se jemi ne rruge te mbare”, pohon portugezi.

Ne vijim, ai flet per gjendjen ne ambientin zikalter pas barazimit me Torinon. “Mentaliteti im nuk ndryshon pasi cdo ndeshje duhet fituar edhe nese je 1 apo 10 pike larg vendit te dyte. Nuk e njoh friken por nese nje lojtar ndien shume presion atehere ai nuk mund te luaje. E njejta gje ndodh edhe kur ai ndihet shume i qete. Atyre u pelqen te fitojne dhe ne nuk kemi asnje problem, problemet i kane ata qe na ndjekin”, nenvizon Mourinho.

Persa i perket kusherinjve te Milanit, ai nuk ka kursyer edhe nje thumb. “Milan po ecen mire, Beckam po ashtu, Kaka po ashtu, Pato po shkon mire por gjithesesi jane 6 pike larg nesh”, perfundon trajneri karizmatik.

Top Channel