Casillas: Robben, lojtari kyc i Real Madrid

06/02/2007 15:50

Pavaresisht diferences me 12 pike, Barcelona dhe Real Madrid ngelen rivale deri ne fund te ketij kampionati, ashtu sikurse ka ndodhur perhere.

Ikona e skuadres madrilene Iker Casillas, pavaresisht boshllekut te madh qe i ndan nga katalanasit, nuk dorezohet. “Jam i bindur se mund ta fitojme kampionatin. Po kalojme nje moment te mire, por para nesh ndodhet nje skuader qe luan shume mire. Barcelona ka qene superiore, por ne nuk dorezohemi dhe do luftojme deri ne fund”, shpehet portieri me i mire ne bote ne nje deklarate per shtyp.

Ne vijim, ai komenton edhe momentin magjik qe po kalon holandezi Robben. “Per ne eshte nje lojtar shume i rendesishem pasi po kalon nje moment te shkelqyer. E kemi vuajtur shume mungesen e tij ne ndeshjen kunder Barcelones, ashtu sic Barcelona u lodh pak te dielen e shkuar kur Messi nuk ishte ne fushe. Si ne, ashtu edhe Barca varemi nga lojtare si Robben dhe Messi”, perfundon gardiani “merengues” 

Top Channel