Stokholm, Phelps “rekordmen” i vendeve te fundit

11/11/1009 09:15

Michael Phelps, 15 here kampion olimpik dhe notari i disa rekordeve boterore ka bere nje figure shume te keqe ne boterorin e pishinave te vogla ne Stokholm.

Ai eshte eleminuar ne baterine e 100 metrave stil i lire pasi pasi ka qene vendin e 16-te me kohen 47:77, rreth nje sekonde e 84 te qindat nga Stefan Nystrand. Mes te eleminuarve te tjere eshte edhe australiani Eamon Sullivan dhe Filippo Magnini.

Phelps eshte eleminuar edhe nga disiplina 100 metra shpine ku u skualifikua. Por ndoshta ky zhgenjim per notarin e amerikan e ka nje justifikim. Ai kishte veshur kostumin e vjeter te shkurter tradicional qe do perdoret nga te gjithe notaret duke filluar qe nga janari 2010. Bashke me Phelps kete kostum e perdori edhe francezi Amaury Leveaux qe u eleminua gjithashu.

Top Channel