Pas borës, aeroporti i Rinasit i rikthehet normalitetit

12/01/2017 00:00

Pas orës 11:00 në aeroportin “Nënë Tereza” kanë rifilluar normalisht fluturimet.

Janë dashur 13 orë punë nga makinat borëpastruese dhe mbi 5 tonë kripë për të rikthyer në gjendje operimi pistën e ngrirë si pasojë e borës.

Moti i keq ka anuluar 4 fluturime në nisje dhe 2 në mbërritje. Udhëtarët nuk kanë mundur të fluturojnë nga Tirana drejt Beogradit, Bolonjës, Milanos dhe Venecias.

Ndërsa në mbërritje janë anuluar fluturimi i mbrëmjes së të mërkurës nga Stambolli drejt Tiranës dhe ai i Romës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel