Dibër, i zë pritë në rrugë se i vrau dhëndrin

05/01/2017 00:00

Një person është arrestuar nga policia në rrugën automobilistike pranë fshatit Kllobçisht të Dibrës, në vendin ku  tentoi të vriste me armë zjarri një 43-vjeçar.

Arjan Skënderi kishte zënë pritë pranë varrezave të fshatit dhe qëlloi xhamin e pasmë të makinës. A.B, shënjestër  e atentatit, arriti të shpëtojë pa lëndime.

Policia po kërkon armën që dyshohet të jetë një pistoletë me mulli.

Motivi i ngjarjes duket se ka qenë hakmarrja, pasi në vitin 2007, vëllai i A.B. kishte vrarë dhëndrin e familjes Skënderi.

Top Channel