Biçak në shkollë, plagos gjimnazistin

30/11/2016 00:00

Një konflikt mes gjimnazistëve në Sarandë ka përfunduar me plagosjen me biçak të një 18-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Antoni Athanas” të Sarandës ku A. D, 16 vjeç, nxënës në vitin e parë të kësaj shkolle, pas një konflikti për motive banale ka qëlluar në ambientet e shkollës me biçak në kofshën e majtë D. K, 18 vjeç, nxënës në vitin e tretë. Adoleshenti ndodhet në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën

Policia ka mbërritur në vendngjarje duke shoqëruar minorenin dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit. Por përveç hetimit të ngjarjes, një tjetër problem që del në pah është posedimi i armëve të ftohta në ambientet e shkollës.

Top Channel