Tiranë, Veliaj ngre flamurin në “kantierin e ndërtimit”

28/11/2016 00:00

Nga sheshi Skënderbej, i shndërruar në një kantier ndërtimi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga dy fëmijë, zhvilloi ceremoninë simbolike të ngritjes së flamurit.

Veç urimeve për këtë ditë të shënuar për shqiptarët, Veliaj premtoi se kjo do ishte hera e parë dhe e fundit që flamuri ngrihej në një kantier ndërtimi. Në të njëjtën kohë ai bëri thirrje për më pak fjalë e më shumë punë.

“Kemi më shumë nevojë sot, në dallim nga 104 vite më parë kur luftonim me armë, sot na duhet të punojmë, sot na duhet të modernizojmë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë. Ndaj, sot për ne të Bashkise së Tiranës akti më i madh patriotik që mund të bëjmë është që të lëmë fjalët, të hapim më shumë kantiere si ky, të fokusohemi tek puna dhe ta modernizojmë qytetin tonë që është kryeqyteti i gjithë shqiptarëve”, u shpreh Veliaj.

Top Channel