Lezhë, aksion masiv anti-drogë, 15 të ndaluar; sekuestrohet kanabis

02/11/2016 00:00

Një operacion masiv anti-drogë është zhvilluar këtë të mërkurë në qarkun e Lezhës, gjatë të cilit janë ndaluar 15 persona dhe është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kanabis sativa.

Lajmin e konfirmojnë burime policore, sipas të cilave operacioni është organizuar nga drejtoria lokale e policisë, e mbështetur nga njësitë e RENEA-s dhe FNSH-së.

Sipas burimeve, operacioni është zhvilluar në një godinë që shërbente si magazinë në Rrëshen dhe ka përfunduar në orën 15:00.

Të 15 personat e arrestuar do t’i nënshtrohen marrjes në pyetje, ndërkohë që për sasinë e narkotikëve të sekuestruar nuk ka ende një të dhënë të saktë.

Ndërkohë, burimet kanë mohuar deklaratat për konflikt mes policisë së Lezhës dhe asaj të Mirditës.

Top Channel