“Vjeshta”, sekuestrohen 22 doza heroinë; 6 në pranga

15/10/2016 00:00

Agjentët e anti-drogës pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës kanë finalizuar në orët e fundit operacionin e koduar “Vjeshta”, në kuadër të të cilit janë arrestuar 6 persona dhe sekuestruar 22 doza heroinë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave personat e arrestuar janë shtetasit Dardan Koçi, Julian Xhaferaj, Aldo Sulejmani, Gerti Hoxha, Flamur Haxhiaj dhe Benard Kurtaj, të moshave nga 25 deri në 43 vjeç.

Personat në fjalë janë arrestuar disa në flagrancë, ndërsa të tjerë në vende të ndryshme. Ata e ushtronin aktivitetin e tyre në disa zona të kryeqytetit si Pallati me Shigjeta, Tirana e Re, në qendër, në Laprakë dhe tek Shkolla e Bashkuar.

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar edhe 10 telefonë celularë të përdorur nga shpërndarësit, si dhe një mjet motorik.

Burimet shtojnë më tej se, materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së kryeqytetit, nën akuzën e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”.

Top Channel