Atentati i Vaqarrit, Apeli lë në fuqi masën “arrest me burg” për Ergys Kolaverin

25/08/2016 00:00

Gjykata e Apelit të Krimeve të rënda la të pandryshuar pasditen e së enjtes masën e sigurisë arrest me burg për Ergys Kolaverin.

Ky i fundit akuzohet si person i dyshuar se ka dashur t’i bëjë atentat brenda ambienteve të paraburgimit në Vaqarr, Gazmir Dacit.

Daci akuzohet për vrasjen e vëllait të Ergysit si dhe plagosjen e vëllait tjetër. Ergys Kolaveri u arrestua pas plagosjes së një tjetër personi të paraburgosur në burgun e Vaqarrit dhe sipas Prokurorisë Kolaveri ka ngatërruar shënjestër, pasi objektivi dyshohet se ka qenë Gazmir Daci.

Apeli i Krimeve të Rënda la të pandryshuar masën arrest me burg edhe për kushëririn e Ergysit, Enea Ceka, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

Top Channel