Tropojë, asgjësohen 4000 rrënjë kanabis; 2 të arrestuar

01/07/2016 09:40

Policia e Tropojës ka gjetur dhe asgjësuar 4000 rrënjë kanabis në fshatin Gri. Bima narkotike ishte mbjellë në dy parcela.

Gjithashtu, blutë e Tropojës kanë arrestuar edhe dy shtetas, të dyshuar për kultivimin e kanabisit.

Personat e arrestuar janë Avni Muldaka, 54 vjeç, lindur në fshatin Gri dhe banues në Elbasan dhe Gazmend Zenelaj, 42 vjeç, lindur në fshatin Markaj të Tropojës e banues në Tiranë.

Top Channel