Gjermani, kapet sasi rekord droge

16/05/2014 00:00

Autoritetet gjermane sekuestruan një sasi rekord droge të llojit kanabis sativa që dyshohet se është me prejardhje nga Shqipëria.

Sasia prej 5.6 tonësh e drogës u sekuestrua në një kontenier të regjistruar me blloqe graniti, e fshehur brenda gurëve në rajonin e Bavarisë. Policia gjermane deklaron se tetë persona kanë përfunduar në pranga, mes të cilëve dy janë vëllezër shqiptarë banues në Gjermani.

Identiteti i të arrestuarve nuk bëhet i ditur, ndërsa autoritetet gjermane thonë se kanë rënë në gjurmët e grupit të narkotrafikut dy vjet më parë dhe pas hetimeve intensive kanë faktuar veprimtarinë e tyre kriminale.

Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur nga autoritetet gjermane në 20 vitet e fundit. Droga kishte për destinacion tregjet e Italisë, Holandës dhe Gjermanisë dhe nëse do të hidhej në treg kapte një shifër prej rreth 20 milion eurosh.

Top Channel